Cakaj bisedon me ministrin gjerman: Shqipëria s’ka alternativë veç anëtarësimit në BE

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth.

“E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse e për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Cakaj.

Cakaj tutje ka thënë se me ministrin Roth kanë ndarë krejtësisht të njëjtën pikëpamje lidhur me progresin përmbajtësor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.

“Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër veç përparimit të mëtejmë në drejtim të anëtarësimit në BE”, përfundon ministri Cakaj.

Të ngjashme