Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton Ekonomia Online.
Cakaj e uroi Kurti për detyrën dhe i tha që duhet të takohen më shpesh.
Kryeministri Kurti, bashkë me ministrin Cakaj, si temë të takimit patën bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në aspektin diplomatik të saj.
Më tej u tha se ky bashkëpunim duhet të nisë në terrenin e përfaqësimeve diplomatike të përbashkëta.
Përplotësimi i personelit diplomatik si dhe vendosja e ambasadave në të njëjtën adresë e ndërtesë përbëjnë koordinim bashkëpunimi në planin e interesave.
Këto interesa aktualisht janë mbrojtja dhe rritja e njohjeve të shtetit të Kosovës, si dhe përçimi i mesazhit të një perspektive përbashkuese.
Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.