Ministri i Punëve të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj tha se nga vizita në Uashington ka marrë mesazhe se nuk ka ndarje të territoreve dhe as marrëveshja sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Cakaj në konferencë të përbashkët me kreun e Qeverisë, shqiptare Edi Rama, shtoi se nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshje më Serbinë, pavarësisht proceseve që priten të ndodhin në ShBA.
“Vizita ime ka qenë e planifikuar, por që pas pandemisë ishte shtyrë. Nga vizita ime atje kam marrë tre mesazhe për Kosovën”.
“E para nuk ka marrëveshje sekrete, e dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush ka mend në kokë e kupton që askush në Shqipëri e Kosovë nuk e mendon këtë gjë, dhe e treta, nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshje më Serbinë, pavarësisht proceseve që priten të ndodhin në ShBA”, tha Cakaj.