Genc Cakaj ka thënë se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Reagimi i tij vjen pasi që këto ditë u përfol se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të kësaj partie.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Një sqarim i vogël:
E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!
Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi 🤗,
Genti