Shqipëria ka marrë vendim që të hap ambasadë në Kanberra të Australisë.
Këtë e bëri të ditur Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Cakaj tha se se ky është lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë.
“Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë”.
“ Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm)”, ka shkruar Cakaj në Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë..
Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë!
Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët
e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur
numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithësi!
Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.
Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.
Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeopolitike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeostrategjike e saj.
Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një
funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore
për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).
Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.
Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë
është një veprim me peshë të patjetërsueshme!
Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë.