Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Munih për Konferencën e Sigurisë, është takuar edhe me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar.
Ai gjatë bisedës vuri theksin te hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE gjatë këtij viti.
“Në Munih, mes tjerash, bisedova edhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, z. Miro Cerar, për të ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e veçantë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020 ! Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi !”, ka shkruar Cakaj në Facebook.