Cakolli ironizon pas dëshmisë së Wesley Clark në Hagë: Ende s’kanë nisur sulmet hibride ndaj tij

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i KDI-së, Eugen Cakolli, ka komentuar paraqitjen e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Gjykatën Speciale, ku dëshmoi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Cakolli u shpreh i habitur nga fakti që, sipas tij, makineria e “profileve parapolitike digjitale” ende nuk ka nisur sulme hibride ndaj Clarkut pas dëshmisë së tij.

Ai ironizoi edhe me disa nga pretendimet e dëshmitarëve në proces, duke i quajtur “dëshmi për lopë të vjedhura, ngjyrë çorapash, puthje duarsh e magji të zeza”, ndërsa shtoi se ndoshta vëmendja publike momentalisht është te “episodi i fundit i Logjikonomisë”.

Të ngjashme