Janë caktuar vazot për shortin për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020.
Në shortin që do të tërhiqet më 30 nëntor në Rumani, janë ndarë katër vazo.
Kosova, që në mars luan në play-off të Ligës D në Ligën e Kombeve, nëse fiton do të jetë pjesë e vazos së katërt.
Në vazon e parë janë:
Belgjika, Italia (nikoqire), Anglia (nikoqire), Gjermania (nikoqire), Spanja (nikoqire), Ukraina
Në vazon e dytë janë:
Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Holanda (nikoqire), Rusia (nikoqire)
Në vazon e tretë janë:
Portugalia, Turqia, Danimarka (nikoqire), Austria, Suedia, Çekia
Në vazon e katërt
Uellsi, Finlanda, fituesi i play-offit në Ligën e Kombeve (A), fituesi i play-offit në Ligën B, fituesi i play-offit në Ligën C dhe fituesi i play-offit në Ligën D.
Renditja në vazo është bërë në bazë të kualifikimeve të rregullta, sipas këtyre rregullave:
Pozita në grup
Pikët
Goldiferenca
Golat e shënuar
Golat si mysafir
Numri i fitoreve
Numri i fitoreve si mysafir
Vlerësimi në bazë të pikëve disiplinore
Pozita në renditjen e Ligës së Kombeve
Për shkak se Euro 2020 do të luhet në disa shtete, tashmë disa ekipe kanë mësuar edhe grupet.
Grupi A: Italia
Grupi B: Rusia, Danimarka
Grupi C: Holanda
Grupi D: Anglia
Grupi E: Spanja
Grupi F: Gjermania