Caktohet avokati i ri i Kadri Veselit

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim për emërimin e Rodney Dixon si avokat i ri mbrojtës i Kadri Veselit.

Emërimi i Dixon vije pasi që Veseli dhe avokati i tij Ben Emmerson kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, për të cilin ju informuam dje (21 gusht), Administratorja e DHSK-së përfundoi përfaqësimin ligjor nga Ben Emersoni dhe emëroi Rodney Dixon si kryembrojtës të ri të Kadri Veselit”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Ndryshe, vendimi për miratimin e ndërprerjes së përfaqësimit ligjor të Emmersonit për Veselin është marrë me 21 gusht 2024.

Të ngjashme