Në 30 qershor të vitit 2019 do të zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës i Shqipërisë, Ilir Meta i cili hyn në fuqi menjëherë.
Disa ditë më parë kryetari i shtetit zhvilloi takime konsultative me kryetarët e grupeve parlamentare. Referuar kodit zgjedhor dy datat e mundshme ishin 23 dhe 30 qershori.
Presidenti Meta ka vendosur që zgjedhjet për pushtetin vendor të zhvillohen të dielën e fundit të muajit qershor.