Caktohet masa e arrestit me burg për R.S, akuzohet se ka dhunuar një të mitur 12 vjeçare

Prishtinë | 02 Jan 2026 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për R.S, 67 vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e fqinjës së tij, një vajze të mitur 12 vjeçare, në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin gusht, por u bë e ditur tani që vajza është shtatzënë në javën e 22-të.

Në seancë, i pandehuri mohoi çdo akuzë ndaj tij.

Gjykata vendosi që të merret kampioni i fetusit për analizën e ADN-së, me qëllim verifikimin e atësisë së fëmijës.

Përgjigjja e analizës pritet të dalë brenda 2–3 javësh, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë./TCH

Të ngjashme