Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.D, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 par.1.9 lidhur me nenin 28 të KPK-së, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPK-së dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPK-së.
Të pandehurit Y.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri Y.D dyshohet se me dt. 17.08.2017 rreth orës 15.00 në rrugën Vjosa në Fushë Kosovë, i pandehuri ka tentuar t’i privon nga jeta personat zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në atë mënyrë që në momentin kur njësia policore kishte shkuar në shtëpinë e tij për shkak të një dhune në familje, i njëjti kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shtënë me armë zjarri – tri gjuajtje / plumba në drejtim të njësisë policore dhe në momentin kur policia i kishte dhënë urdhër ta lëshoj armën dhe të dorëzohet, i pandehuri Y.D kishte ikur në drejtim të panjohur.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.