Guvernatori i shtetit të Arizonas, Doug Ducey, pritet ta emërojë ish senatorin Jon Kyl në Senat të martën, duke vendosur një figurë të njohur konservatore për ta zëvendësuar John McCain-in e ndjerë, raportojnë mediat amerikane.
Kylka shërbyer për tri mandate në Senatin Amerikan para se të pensionohej në vitin 2012.
Zgjedhja e tij është përshëndetur edhe nga e veja e ish Senatorit McCain, Cindy.
Ajo, në një postim në Twitter tha se Jon Kyl është “një mik i dashur i imi dhe i John-it”.
“Është nder i madh për John që ai është i përgatitur të kthehet në shërbim publik për të ndihmuar shtetin e Arizonas”, tha Cindy McCain.