Caktohet përballja në Apel për sulmin në Kuvend

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 09:13 | Nga

Gjykata e Apelit me urgjencë ka caktuar seancën gjyqësore ku do trajtohen ankesat ndaj vendimit për aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin në kuvend.

KALLXO.com mëson se seanca është caktuar me datë 22 shkurt vetëm dy muaj pasi Gjykata Themelore e Prishtinës nxori aktgjykimin e saj të shkruar lidhur me këtë rast.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për sulmin në kuvend dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme