Caktojuani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të pavarur.

Kjo do të thotë se dëshironi që fëmija juaj të zgjohet vet nga gjumi, t’i pastrojë dhëmbët pa e detyruar, të vishet për shkollë dhe të mos e ngatërrojë këpucën e djathtë me atë të majtën.

Veç kësaj, shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë edhe një orar ditor për t’i përfunduar detyrat e ndryshme.

Shumë shpesh ndodh që edhe vetë prindërit t’i harrojnë detyrat ditore të fëmijës, prandaj ekspertët kanë zbuluar një metodë kreative për ta bërë fëmijën tuaj më të pavarur dhe më organizativ.

Ekspertët rekomandojnë ta ndihmoni fëmijën tuaj me rutinat e tyre përmes një ore shumë-ngjyrëshe vetëm për ta. Thjeshtë ngjyrosni orën me kode të detyrave që kanë për t’i bërë, dhe që nga ai moment fëmija do ta dijë vet kur duhet të luajë apo t’i përfundojë detyrat e shtëpisë.

Fotoja kryesore është një shembull, ku ngjyra e verdhë nënkupton detyrat e shtëpisë, ngjyra e portokalltë nënkupton detyrat e shkollës, ngjyra e gjelbër darkën, ngjyra e kaltër nënkupton kohën për të luajtur dhe ngjyra e kuqe nënkupton se është koha për gjumë.

Të ngjashme