Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, ka takuar ministrat përkatës lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.
Pjesë e takimit kanë qenë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton Ekonomia Online.
Calavera po qëndron në Kosovë për ta lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike.
Zyrtarja e Komisionit Evropian ka takuar sot edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me ministrin e Financave, Bedri Hamza.