Hakan Calhanoglu do të festojë nëse i shënon Milanit në derbin della madonnina.
Derbi mes Milanit dhe Interit është larg, në javën e parë të nëntorit, por që tani Hakan Calhanoglu ka folur për përballjen me ish ekipin.
Ai la gjatë verës Milanin për Interin dhe për të, s’ka rëndësi ku ka luajtur, por ku luan dhe për këtë, tha se nëse shënon në derbi do të bëjë si gjithmonë, do të festojë si i çmendur.
“Kisha nevojë për një sfidë të re, nëse shënoj do të festojë në derbi”, ka deklaruar Calhanoglu.
Sido që të jetë, ai e ka shumë përzemërt Milanin.
“Kam kaluar katër vite të mira në Milano dhe kam shumë miq atje. Ka pasur edhe momente të vështira, por dy sezonet e fundit kanë qenë më të mira se dy të parat falë Piolit.
Perse zgjodhi Interin?
“Zgjodha të vij këtu sepse në karrierën time më pëlqen të përballem me sfida të reja”.