Calhanoglu ishte afër largimit, Leicesteri dhe Fenerbahce kishin bërë oferta

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët e Milanit që lidhet shpesh me largimin, por për disa arsye ai ka mbetur në klub. 

Mesfushori i avancuar i kuqezinjve, është kërkuar me ngulm nga Leicester dhe Fenerbahce në afatin e janarit, por Milani nuk e ka shitur 26-vjeçarin.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Milani do të vendosë për shitjen e Calhanoglut në përfundimin e këtij sezoni.

Të dyja klubet nuk janë dorëzuar për Calhanoglun dhe do të tentojnë përsëri.

Në fund të edicionit do të shihen paraqitjet e tij dhe objektivat e skuadrës, për të vlerësuar pastaj ofertat, ku anglezët janë të avancuar në bisedime, transmeton telegrafi.

Turku deri në tani këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje në të gjithë garat, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asistime. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme