Morata, golin e shënuar kundër Leicesterit ia dedikoi Astorit

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 09:30 | Nga

Alvaro Morata ka gjetur rrugën e golit pas një kohe të gjatë. Ylli spanjoll shënoi një gol në përballjen e Chelseat kundër Leceisterit, në çerekfinale të Kupës FA që u luajt të dielën.

Pas një pasimi të bukur nga Willian, Morata doli ballë për ballë me portierin kundërshtar të cilin e mposhti me elegancë.

Goli i shënuar ishte për futbollistin e Fiorentinas, Davide Astorin, i cili ndërroi jetë para dy jave.

Kujtojmë që këtë takim skuadra londineze fitoi pas vazhdimeve, duke mposhtur 2 me 1 Leicesterin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme