Cana tregon se si e mësoi Macronin të fliste shqip

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, ka rrëfyer për një eksperiencë të veçantë me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Cana tregoi se kishte qëndruar për 30 minuta në aeroplanin presidencial Macronin të fliste pakëz shqip.

Ai tha se i kishte folur atij për kulturën dhe historinë shqiptare.

Presidenti i Francës fjalimin e tij në Tiranë e nisi në gjuhën shqipe.

“Shumicën çka kishte për të thënë e kuptuam dhe pse jo një shqipe aq të patër. Në krahasim me sa kur fillova me e mësuar dhe me e stërvit, ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe shumë i përkushtuar. Besoj se ia ka dalë më së miri. Duke qenë se ishte vizita e parë historike e një presidenti francez në vendin tonë, në protokollet e tyre ka delegacionin zyrtar që e shoqëron dhe kjo bëhet me propozimet që bëhen nga zyrtarë. Ishte presidenti që kishte pasur një dëshirë shumë të madhe që të jem pjesë e këtij delegacioni zyrtar francez në vendin tonë dhe sigurisht për mua ishte një kënaqësi që ta pranoja këtë ftesë. Ishin 20 orë të ngarkuara por shumë të rëndësishme për marrëdhënien e dy palëve. Pata mundësinë që gjatë dy orëve me Macron të ndava 30 minuta me të. Ai është tifoz i çmendur pas futbollit. Ai ishte i interesuar që të dinte se çfarë bëja unë. Ishte shumë kurioz të dinte për historinë dhe identitetit shqiptar. Pastaj filluam me nisjen e fjalimit që do të mbante në Tiranë”, tha Cana për Euronews Albania përcjell Klankosova.tv

Të ngjashme