Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Canak, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.
“Ishte sarkazmë. Asgjë tjetër”, ka thënë shkurtimisht Canak për Gazetën Express.
Canak ndryshe njihet për raportet të mira me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Politikani liberal serb që është ndër të paktët që përkrahë pavarësinë e Republikës së Kosovës kishte qëndruar për vizitë në Prishtinë më 28 qershor të vitit 2021.
Në takimin me kryeministrin kosovar, Canak kishte diskutaur edhe çështjen e personave të pagjetur.