Në programin “A Live Night” ka qenë së fundmi i ftuar reperi Capital T. Ai ka folur për jetën e tij personale por u ndal edhe te profesioni i tij si reper.
Jo vetëm kaq por Capital T ka ndarë momente nga fëmijëria e tij e vështirë.
“Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e luftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj. Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lufta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë”.
Nga ana tjetër, Capital T foli edhe për familjen e tij. Reperi shtoi se me nënën e tij është kryesisht më i lidhur.
“Raportet kanë qenë fantastike në familjen time. Kryesisht me mamin jam më i lidhur për shkak se ka qenë më prezente në jetën time, babi ka qenë i angazhuar në shumë procese shtetformuese, po ashtu ka qenë tërë kohës në udhëtim, shumë i angazhuar”.