Reperi i njohru shqiptar, Cpaital T, për verës solli për fansat e tij një këngë të re shumë verore.
“Buzëqeshje” titullohet projekti muzikor i reperit, i cili është vizualizuar edhe me një klip shumë interesant, pjesë e të cilit është bukuroshja Nevina Shtylla.
Teksa klipi vë në pah bukuritë e shumta të qytetit të Shkodrës, një detaj i vogël, mori vëmendjen e shumë fansave.
Bëhet fjalë për kryqin e Kishës së Madhe të Shkodrës, i cili me anë të efekteve vizuale në klip, është bërë “i padukshëm”.
Kjo ka bërë që shumë fansa të fesë katolike të ndjehen të fyer dhe të kërkojnë llogaridhënie nga reperi se pse veproi në këtë mënyrë.
Dhe në orët e vona të së martës, Kapo bëri një sqarim përmes rrjetit social Instagram, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë fort për ta përmirësuar atë.
“Sqarim: Nëse unë e kam një qëndrim do e kisha mbajtur, s’jam nga ata që tërhiqem por kam qenë promovues i qyteteve objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiruar nëpër kisha. Por gabimet ndodhin dhe unë s’jam kameraman as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.