Rep artistja e famshme, Cardi B, e ka anuluar zyrtarisht kërkesën e saj për shkurorëzim nga bashkëshorti, Offset, vetëm dy muaj pas dorëzimit të dokumentacioneve për shkurorëzim në gjykatë.
Lajmi u raportua për herë të parë nga TMZ dhe tashmë është konfirmuar edhe nga gjykata në Georgia.
Çështja e shkurorëzimit mes dyshes Belcalis Marlenis Almanzar që është emri i vërtetë i Cardi B, dhe Kiari Kendrell Cephus i njohur me emrin skenik Offset, është hedhur poshtë në një mocion nga avokatët e reperes amerikane. Por ata kanë lënë të nënkuptohet se kërkesa për shkurorëzim për të njëjtat arsye të cituara më parë, mund të ndodhë sërish në të ardhmen, transmeton Koha.
Ky vendim i Cardit për ta anuluar procesin e shkurorëzimit nga bashkëshorti i saj reper, nuk vjen si befasi. Kjo pasi muajin e kaluar përmes një postimi në Instagram, ajo kishte deklaruar se më nuk mendon të ndahet nga Offset.
“Ne jemi një çift tipik që u martua në moshë shumë të re, dhe thjeshtë jemi të këtillë. Pra lidhja jonë nuk dallon shumë nga të gjitha lidhjet tuaja jofunksionale. Edhe ne kemi probleme herë pas here, si çdo çift normal”.
Ndërkaq, pas postimit të këtij mesazhi Cardi B kishte pranuar aq shumë Kritika nga fansat e saj, saqë është detyruar ta fshijë llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.
Çifti i famshëm i showbizit ishte martuar në fshehtësi të plotë më 20 shtator të vitit 2017, dhe në të njëjtin muaj e kishte bërë publik lajmin në skenë. 10 muaj më vonë Cardi B e solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, vajzën Kulture Kiari Cephus e cila u lind në korrik të vitit 2018. Por lidhja e dyshes së njohur të muzikës nuk ka qenë gjithmonë stabile, dhe Offset shpesh herë është akuzuar për tradhti.
Për herë të parë ata e kishin bërë publik lajmin se po ndahen në dhjetor të 2018, por kishin përfunduar duke u ribashkuar vetëm disa muaj më vonë.
të gjitha problemeve në jetën personale, sa i përket jetës profesionale që të dy po e gëzojnë një karrierë të suksesshme në muzikë. Offset vazhdon ta dominojë skenën e repit me disa bashkëpunime të suksesshme, derisa videoprojekti i fundit i Cardi B është “WAP” e lansuar dy muaj më parë, dhe e cila vjen në bashkëpunim me rep artisten Megan Thee Stallion. Kënga i numëron më shumë se 273 milionë klikime në platformën YouTube.