Fansat të zhgënjyer nga Cardi B

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Cardi B ka dhënë disa lajme të këqija për fansat që shpresojnë të marrin në dorë një nga kukullat e saj. Produktet e saj nuk do të lansohen për shkak të vonesave të prodhimit, shqetësimeve për cilësinë e produktit dhe si rezultat i vonesave të prodhimit dhe transportit të lidhura me COVID.

Fansat që filluan porositë duke paguar nga 35 dollarë, humbën porositë e tyre dhe filluan të mendonin se e gjitha ishte një mashtrim.

Klientët e pakënaqur dëshironin të dinin se ku ishte kukulla e tyre e frymëzuar nga Cardi B dhe kërkonin rimbursim.

Njëra nga përfaqësueset e Cardi B, i tha TMZ se kukullat nuk do të lansohen. Na është thënë gjithashtu se vetë Cardi kishte shqetësime se kukullat nuk do të përmbushnin standardet e saj të cilësisë së lartë.

Cardi B i kërkoi kompanisë që kushdo që ka paguar 35 dollarë për një kukull t’u japë menjëherë rimbursimin e tyre, nëse nuk e kanë bërë tashmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme