Reperja Cardi B rrëfeu se ndërhyrjet e saj kirugjikale erdhën si pasojë e pasigurive dhe komplekseve që ajo ka pasur me veten ndër vite.
Teksa foli me Mariah Carey për revistën “Interview”, reperja pranoi se ndryshimi i formave trupore i kishte rritur vetëbesimin sepse dikur djemtë e paragjykonin sepse ishte shumë e dobët.
“Kjo më bëntë të ndihesha e pazhvilluar dhe kaq e shëmtuar. Djemtë më bënin dhe pyetje të çuditshme, si: Pse i ke flokët kështu?”, tha ajo.
Cardi B rrëfeu se sapo mbushi 18 vjeç, nisi të kërcente në klube nate ku dhe fitoi mjaftueshëm para për shkollën dhe për gjithçka tjetër që e bënte të ndihej më mirë me veten.
“Kisha para mjaftueshëm për të bërë gjoksin, prandaj çdo pasiguri që kisha për gjoksin tim u zhduk.”, u shpreh ajo.