Pas këngës së saj të tretë që okupo vendin e parë në Billboard Hot 100, Cardi B është kthyer me hitin e radhës.
Reperja që ka okupuar top listat i është bashkuar DJ Snake në këngën e tij të prodhuar “Taki Taki” ku janë edhe Selena Gomez dhe Ozuna.
Në këngën mjaft ritmike Ozuna vjen me refrenin atraktiv spanjoll, teksa Selena shfaqet ndryshe në pjesën e saj.
Videoklipi pritet të lansohet së shpejti dhe është xhiruar me regji të Colin Tilley.
Ndërkohë, Cardi vazhdon të pushtojë top listat.
“Bodak Yelloë” dhe “I Like It” kanë zënë vendin e parë këtë javë, ashtu sikurse “Girls Like You” me Maroon 5.
Ajo do të performojë “I Like It” me J Balvin dhe Bad Bunny në American Music Awards më 9 tetor.