Carlos Ghosn është dorëhequr nga pozita e kryetarit dhe shefit ekzekutiv te prodhuesi francez i veturave, Renault.
Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire në Forumin Ekonomik në Davos ka treguar se Ghosn është dorëhequr të mërkurën mbrëma, transmeton Klan Kosova.
Ghosn ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit te Nissan në nëntor për sjellje të pahijshme financiare.
Renault dhe Nissan kanë qenë në partneritet strategjik për afro dy dekada.
Bordi i Renault pritet që të mblidhet këtë të enjte ku do të vendoset për zëvendësuesin e Ghosn.