Ekonomia Online
FUNDIT

Carlos Vela ka realizuar një ndër golat më të bukur në MLS

Carlos Vela ka realizuar një ndër golat më të bukur në MLS

“Dëshirojë që ai të bëhet futbollisti më i mirë në botë”, tha dhjetë vjet më parë, Arsene Wenger duke komentuar cilësitë e Carlos Velas, i cili kurrë nuk arriti të bëhej as te Arsenali. Por, 30-vjeçari meksikan po shkëlqen në ligën amerikane të futbollit, MLS, duke shënuar 26 gola këtë sezon dhe ka bërë 15 […]

“Dëshirojë që ai të bëhet futbollisti më i mirë në botë”, tha dhjetë vjet më parë, Arsene Wenger duke komentuar cilësitë e Carlos Velas, i cili kurrë nuk arriti të bëhej as te Arsenali.

Por, 30-vjeçari meksikan po shkëlqen në ligën amerikane të futbollit, MLS, duke shënuar 26 gola këtë sezon dhe ka bërë 15 asistime.

Sulmuesi i Los Angeles FC, i quajtur së fundmi FIAT nga Zlatan Ibrahimovic dhe vetë Ferrari, tregoi se sa i mirë ishte kundër Soundtle Sounders.

Në epërsinë e skuadrës prej dy golave 2-0, Vela mori topin në një distancë prej 25 metrave larg golit, duke shmangur disa kundërshtar dhe në fund edhe portierin.

Më herët ai realizoi edhe një gol nga pika e bardhë gjersa Los Angeles fitoi me rezultat të thellë prej 4-0.

LAFC është 19 pikë përpara vendit të dytë, Minesotës në Konferencën Perëndimore dhe 16 pikë më të larta se Atlanta dhe Philadelphia, ekipet drejtuese të Konferencës Lindore. /Telegrafi/

Të ngjashme