Carrasco arrin në Madrid, gati rikthimi te Atletico

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Disa vite pas largimit nga Atletico Madridi për te skuadra kineze Dalian Yifang, Yannick Carrasco është vendosur të kthehet te ish-klubi në një marrëveshje huazimi.

Pas ndjekjes së dështuar të Edinson Cavani, Atletico Madrid tani do t’i drejtohet belgut dhe ai tashmë është në Madrid për të përfunduar transferimin.

Anësori belg arriti në Atletico Madrid në verën e vitit 2015 dhe luajti 124 ndeshje deri në largimin e tij për në Kinë në janar të vitit 2018, duke shënuar 23 gola dhe duke siguruar 13 asistime në atë kohë.

Ai tani mbush moshën 26 vjeç dhe, sipas zyrtarëve brenda klubit, ai tani është një lojtar më i pjekur.

‘Eksodin’ e largimeve nga Kina pritet ta ndjekin edhe shumë futbollistë të tjerë shkaku i shfaqjes së virusit tashmë të njohur ‘coronavirus’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme