Michael Carrick ka biseduar me bashkëlojtarin e tij Paul Pogba në një tentim për të riparuar marrëdhënien e brishtë me menaxherin Jose Mourinho.
36-vjeçari në një bisedë private ka këshilluar Pogbën që të zgjidh dallimet me Mourinhon, me të cilin nuk ka biseduar në muajt e fundit, pasi portugezi është i pakënaqur me formën e francezit.
Marrëdhënia e lojtarit me menaxherin u përkeqësua edhe më shumë të dielën kur ai u zëvendësua në humbjen befasuese në shtëpi nga ekipi i fundit në Premier Ligë, WBA-ja, ndërsa pas takimit u kritikua edhe më shumë nga Mourinho.
Drejtuesit e Unitedit janë të shqetësuar me situatën dhe Ed Woodward, zëvendësshef i klubit, ka urdhëruar Mourinhon e Pogban që të përmirësojnë marrëdhënien e tyre.