Manchester City do të duhet ta presë pjesën e parë të korrikut për të parë nëse apeli ndaj i tij pezullimit dyvjeçar nga futbolli evropian do të jetë i suksesshëm.
“Vendimi pritet të merret gjatë pjesës së parë të korrikut 2020. Data e saktë do të tregohet paraprakisht”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
UEFA në shkurt konkludoi se City ka bërë shkelje serioze të rregullit të Fair Playit Financiar, dhe i dha pezullim dyvjeçar nga garat Evropiane. Po ashtu, e gjobiti me 30 milionë euro.