Casillasi pensionohet nëntë muaj pasi pësoi sulm në zemër

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Portos, Jorge Nuno Pinto da Costa ka konfirmuar pensionimin e Iker Casillasit.

Portieri 38 vjeçar më parë ka bërë të ditur se do të garojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Presidenti i Portos, Pinto da Costa ka zbuluar se Casillasi ka folur me të, ku ka zbuluar planet e tij për pensionim, transmeton Koha.net.

“Unë isha shumë i lumtur. Casillasi kishte një sjellje që më preku shumë, sepse para se të konkurronte ai dëshironte të vinte në Porto për të ngrënë drek me mua që të më tregonte se kishte marr këtë vendim dhe se do të përfundonte karrierën e tij”, ka thënë ai.

“Ai ka një karrierë të shkëlqyer, të cilën e kaloi në vetëm dy klube dhe ne e dimë që ai ishte në të dyja me zemër”.

Casillasi ka qenë në kontratë me ekipin e parë të Portos si dhe drejtorët e bordit por pësoi një sulm në zemër gjatë trajnimeve në maj të vitit të kaluar, dhe që atëherë ai nuk ka luajtur.

Iker Casillas ka filluar karrierën e tij në vitin 1990 në Real Madrid, ku qëndroj deri në vitin 2015 e me të cilët është paraqitur në 725 ndeshje. Në 2015-ën Casillasi ju bashkua Portos.

Të ngjashme