Sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano ka mbështetur ish-shokun e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, që të vazhdojë të luajë derisa të jetë 45 vjeç.
Portieri i Juventusit u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pasi Azzurrët nuk u kualifikuan për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.
Dhe me kontratën e tij në Torino që do të skadojë në qershor, mbetet për t’u parë nëse portieri do t’i japë fund karrierës së tij krejtësisht në përfundim të sezonit.
Sipas mediave italiane dhe vet portierit të Juventusit, ai pritet t’i varë këpucët në gozhdë pas përfundimit të këtij sezoni.
Megjithatë, Cassano beson se do të ishte një humbje e madhe nëse Buffon do t’i varte dorezat e tij në qershor.
Sulmuesi italian ka thënë se ai mund të luajë deri t’i mbush 45 vjet, pasi reflekset e tij ende janë të mira.
“A e patë pritjen e tij në Bergamo? Ai ka gjithçka, si mund të mos luajë më dikush si ai? “, ka thënë fillimisht Cassano për Corriere della Serra.
“Një portier si ai mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 45 vjeçare”, përfundoi sulmuesi i njohur italian.