Sulmuesi i kërkuar nga Inter, Edinson Cavani, ka refuzuar një ofertë nga MLS, të skuadrës Inter Miami.
Reprezentuesi uruguaian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës, PSG, dhe nuk pritet ta vazhdojë atë.
Cavani po gëzon një interesim të madh nga skuadrat si Inter, Napoli, Juventus, Atletico Madrid dhe Manchester United.
Sa i përket lëvizjeve të fundit, ai ka refuzuar një ofertë nga Inter Miami, duke konsideruar se ai ende është i aftë të konkurrojë në nivele të larta, prandaj, një lëvizje te skuadrat evropiane, është shumë e mundshme, përcjell lajmi.net.
Cavani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Napoli për 64 milionë euro.