Komuna e Suharekës, ka marrë të gjitha masat për të qenë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë për aq kohë sa ata do të qëndrojnë në vendlindje.
Dy muaj do të punohet me punë shtesë vetëm e vetëm që bashkatdhetarët tanë të kryejnë shërbimet e nevojshme.
Për të parë nga afër se sa janë bërë përgatitjet për këtë qëllim, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, sot ka takuar në vendet e tyre të punës, shërbyesit civil, përkatësisht Zyrat e gjendjes civile:
“Natyrisht se dy muajt e ardhshëm ka punë shtesë, meqë do të ketë kërkesa edhe nga mërgimtarët tanë. Ne i mirëpresim dhe jemi në shërbim të nevojave të tyre administrative. Në zyret e gjendjes civile gjithçka është gati, që shërbimi për nevojat e qytetarëve të funksionoj më së miri. Ata janë të gatshëm të punojnë si gjithmonë dhe unë natyrisht e respektoj angazhimin e tyre.”