Çdo i dyti zviceran është i lumtur me gjendjen e tij financiare

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Një në dy zviceranë është i kënaqur me gjendjen e situatës financiare, sipas një studimit të fundit.

Vetëm një e treta (28%) presin që financat e tyre të përmirësohen në vitin 2019, shkruan “Swissinfo”.

Popullsia frankofone po ndihet shumë më pozitive se vitin e kaluar.

Gati një e treta (29%) e popullsisë franceze të Zvicrës është e pakënaqur me financat e tyre, krahasuar me 39% të një viti më parë.

Ndërkohë, burrat janë më optimistë se gratë sa i përket përmirësimit të gjendjes financiare.

Një në tre burra presin që gjendja e tyre financiare të përmirësohet, krahasuar me një në katër gra.

Nëse shpenzimet duhej reduktuar, 62% e të anketuarve shohin potencial të konsiderueshëm të kursimeve në elektronikë dhe 58% në veshje. Vetëm 31% e tyre mendojnë të heqin dorë nga automjeti i tyre dhe 23% pasionin ose hobi.

Dhe vetëm 7% do të ishin të gatshëm të kërkonin strehim më të lirë në rast të vështirësive financiare.

Anketa u krye në dhjetor 2018 dhe u konsultua me 1043 njerëz në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme