Vdekje dhe përsekutime, Çeçenia fillon një sulm të ri ndaj homoseksualëve.
Policia priti grumbullimin e homoseksualëve në dhjetor dhe i ka dërguar ata në një ‘kamp përqendrimi’ ku ata janë torturuar, pohojnë organizatat LGBT.
“Dy burra kanë vdekur si rezultat i torturës në një kamp brenda një objekti të mëparshëm ushtarak në qytetin Argun, në Çeçeni”, tha rrjeti rus i LGBT.
Është i njëjti kamp ku më shumë se 100 vetë thanë se u arrestuan në një tjetër sulm ndaj komunitetit homoseksual në vitin 2017. Igor Kochetkov, drejtor i programit në rrjetin rus të LGBT, tha se vala e re e persekutimit filloi në fund të vitit kur autoritetet çeçene arrestuan administratorin e një grupi social mediatik të popullarizuar me njerëz LGBT.
“Çeçenia ka rifilluar arrestimet, torturat dhe vrasjet e homoseksualëve. Përndjekja e burrave dhe grave të dyshuar si homoseksualë kurrë nuk u ndal. Pavarësisht kësaj situate autoritetet çeçene gjithmonë i kanë mohuar akuzat. Autoritetet federale zhvilluan një hetim në raportet e mëparshme por thanë se nuk gjetën asgjë për të mbështetur akuzat”, tha Kochetkov.