Republika e Çekisë ka filluar sot vaksinimin kundër koronavirusit të ri, shkruan agjencia Reuters.
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ishte i pari që mori një dozë të vaksinës anti-Covid të Pfizer/BioNTech në Spitalin Qendror Ushtarak në Pragë, para se spitalet tjera në kryeqendër dhe në Brno të fillonin të jepnin rreth 9750 doza të vaksinës sa i ka pranuar deri më tash Çekia.
“Vaksina që ka ardhur nga Bashkimi Evropian dje, është shpresë, shpresë se do t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë Babis me të marrë vaksinën.
Emilie Repikova, një 95-vje[are dhe veterane e Luftës së Dytë Botërore, po ashtu u vaksinua, pak pas Babisit.
Çekia ka mbyllur gjitha shitoret joesenciale, shërbimet dhe teliferikët dhe ka aplikuar orë policore më strikte nga e diela ndërsa po tenton të ulë numrin e të infektuarve.