Çeku dhe Ademi takohen me Infantinon, bisedojnë për ndërtimin e stadiumeve në Kosovë

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë vizitës në Zvicër janë pritur në takim nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive.

“Bashkë diskutuan për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend ndërsa u prezantua plani 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend”, thuhet në njoftim.

“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe alternativave të mbështetjes financiare për këto projekte, u theksuan nga Presidenti i FIFA-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje”.

Të ngjashme