Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, shprehu shqetësim në lidhje me sulmin ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunalët Prishtinës, Fehmi Kupina.
Postimi i plotë:
Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheqë me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar.
Bëjmë thirrje për organet kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkohen dhunuesit.