Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar mbrëmë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, para ndeshjes që Kosova do e luajë me Irlandën e Veriut.
Lladrovci shpërndau dy fotografi në Facebook, duke treguar se u takuan rastësisht.
“Mbrëmë, foto nga takimi i rastësishëm me tifozët e kombëtares tonë, në një nga pabet më të njohura të Belfastit, me Ambasadorin Abbot, ministrin Çeku, kryetarin Rama dhe njërin nga themeluesit e Unionit të Studentëve, Agim Kryeziun”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe në Belfast ka simpatizantë kombëtarja jonë. Presim fitore!”, përfundoi kryetari i Drenasit.
Kosova zhvillon sot ndeshjen ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ku përballet me Irlandën e Veriut, nga ora 18:00.