Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj ka përshëndetur vendimin e sotëm për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se në secilën sfidë UÇK-ja do ta dëshmon luftën e pastër, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është një dëshmi që lufta çlirimtare ka qenë një luftë e pastër dhe nuk ka askush që mund ta njollos përkundër përpjekjeve maksimale që po bën Serbia, që të njollosë luftën tonë”.
Sipas tij Gjykata në Colmar të Francës nuk është e para në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës po del triumfuese.
“UÇK ka bërë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe çlirimtare dhe të drejtë dhe e cila ka rezultuar me pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Çelaj.