Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Lirak Çelja ka takuar sot punëtorët shëndetësorë.
Çelja para punëtorëve social tha se për shëndetësinë në Prishtinë ka përgatitur një plan për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në komunën e Prishtinës.
Disa prej prioriteteve të Çelajt do të jenë, ndërtimi i spitalit të Prishtinës, rritja e stafit shëndetësor si dhe krijimi i një qendre rehabilituese.
“Qasja jonë do të jetë preventive. Kemi menduar në njësi mobile për njerëz që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat familjare. Një gjë që është vërejtur është që ka munguar në sistemin shëndetësor, dhe se nuk ka staf të mjaftueshëm”, ka thënë Çelaj, raporton EkonomiaOnline.
Çelaj ka premtuar edhe qendër reabituese për kryeqytetasit pasi që sipas tij, është shumë e nevojshme.
“Përmes trajnimeve do të mundohemi të rrisim cilësinë e trajtimeve në qendrat e mjekësisë familjare Ndërtimi i spiralit është një ndër prioritetet tona po ashtu edhe një qendër rehabilituese që ka shumë nevojë në qytetin e Prishtinës”, theksoi Çelaj.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili ishte i pranishëm në fushatë, përkrahi kandidatin e PDK-së në plan-programin e tij duke thënë se spitali i Prishtinës duhet të bëhet sepse iu ka munguar qytetarëve të kryeqytetit.
“Së bashku me kryetarin do të mundohemi që të dizajnojmë programe që të jemi më afër qytetarëve. Qytetarët e Prishtinës janë të privuar nga e drejta që të kenë një spital vetëm për vete. Krijohet një konfuzion i madh se ku duhet të shkojnë ata te një specialist apo te një qendër, tha Ismajli.
Ai theksoi se kjo çështje është fut në plan programin e Qeverisë dhe është dërguar në Kuvend.
Ismajli tha në fund se duhet të rritet edhe stafi mjekësor, pasi që është i mangët. Kjo sipas tij do të bëhet gjatë mandatit të tij.
“Mjekëve do të ju kërkohet mundësi që të punësohen në Kosovë e të mos kërkojnë punë diku tjetër”, theksoi ai.