Grupmosha e 53 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Grup mosha e personave të infektuar: 70-79, 1 rast; 60-69, 3 raste; 50-59, 7 raste; 40-49, 7 raste; 30-39, 6 raste, 20-29, 4 raste; dhe grup mosha 10-19, 5 raste.

Nga rastet e reja të konfirmuara, 11 raste janë konfirmuar në Mitrovicë, 5 raste në Prishtinë, 4 raste në Drenas, 3 raste në Klinë, 3 në Ferizaj, 2 raste në Deçan, 1 rast në Suharekë, 1 rast në Gjakovë, 1 rast në Prizren, Fushë Kosovë dhe Viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme