Celtic është shpallur kampion i Premiership për sezonin 2019/20, pasi liga elitare skoceze vendosi ta ndërpresë para kohe sezonin, për shkak të pandemisë koronavirus.
Vendimi u mor në një takim të bordit të SPFL-së të hënën, pasi 12 klubet u pajtuan në fundjavë që nuk ishin kushtet për ta vazhduar kampionatin.
Pikët e fituara për ndeshje janë përdorur për ta përcaktuar renditjen përfundimtare në ligë.
Celtic ishte lider më 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Rangers, kur u pezullua sezoni më 13 mars.
Ky është titulli i nëntë radhazi për Celtic.
Ndërsa nga liga ka rënë Hearts