Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë të ditur se kreu i kësaj komune ka marrë vendim që nga dara 4 gusht, e marte, të fillojnë punën çerdhet private.
Në njoftim bëhet e ditur se kreu i komunës, Burim Berisha ka lejuar fillimin e punës duke i respektuar të gjitha masat anti-covid.
Edhe komuna e Gjilanit ka lejuar fillimin e punës së çerdheve.
Përderisa kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur gjatë së dielës se çerdhet në këtë komunë nuk do të nisin punën edhe për një kohë.