Çerdhja e vetme publike e Mitrovicës pa ngrohje

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Rrezet e diellit ishin burimi i vetëm i ngrohjes nëpër dhomat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Mitrovicë, këtë të premtë.

Fëmijët e institucionit të vetëm parashkollor publik në këtë qytet, qëndruan në të ftohtë pasi aty nuk funksionoi sistemi i ngrohjes.

Problemi që u shfaq të premtën, detyroi fëmijet të gjejnë zgjidhje alternative, të cilët u ngrohën duke luajtur në diell.

Si pasojë e mungesës së ngrohjes, disa prindër hezituan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, derisa udhëheqësit e saj thanë se po punohet që problemi të evitohet sa më shpejtë.

Të ngjashme