Çerekfinalet e “Championsit”: tronditje, huqje, dramë dhe gjenialitet

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në 24 vjet nuk do të ketë ekip anglez apo spanjoll në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi Lyoni e befasoi së fundi Manchester Cityn në Portugali.

Nuk do të ketë ekipe spanjolle apo angleze për herë të parë që prej edicionit 1995/96, kur kampioni Juventusi i drejtuar nga Marcello Lippi dhe Ajaxi i Louis van Gaalit e kaluan Nantesin dhe Panathinaikosin në gjysmëfinale.

Premier League dhe La Liga kanë dështuar sërish të përfaqësohen në katërshen më të mirë.

Pas katër ndeshjeve magjepsëse në çerekfinale, Gjermania dhe Franca dhanë nga dy klube në luftën për çmimin më të madh të futbollit evropian në vitin 2020.

Gjysmëfinalet do të jenë ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit të mërkurën, ndërsa RB Leipzig do të jetë në aksion kundër Paris St-Germainit një natë më herët.

Pas përqeshjeve të vazhdueshme si “Liga e Fermerëve” nga tifozët gjithandej, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, pati diçka për të thënë për të gjithë këtë situatë.

Drama shumë e vonshme (Atalanta – PSG 1:2)

Shenja e parë se çfarë do të sillte mini-turneu i Championsit u dha në mënyrë të veçantë, që në ndeshjen e parë. Paris Saint Germaini – viktimë e disa rikthimeve në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit – shënoi dy herë në momentet përfundimtare për t’i thyer zemrat e tifozëve të Atalantas.

Barazimi i rezultatit nga Marquinhos në minutën e 90-të e shpëtoi PSG-në, që ishte duke pësuar disfatë prej minutës së 26-të, para se Eric Maxin Choupo-Moting të shënonte golin e fitores në minutën e 93-të dhe t’i dhuronte skuadrës franceze paraqitjen e parë në gjysmëfinale në 25 vjet.

Golat u shënuan brenda 146 sekondave. Debutuesja e Ligës së Kampionëve, Atalanta, ishte pa fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme