Messi shpallet Lojtar i javës për herë të dytë me radhë në “Champions”

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është shpallur Lojtar i javës edhe për ndeshjet e dyta të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi mori këtë çmim pasi realizoi dy gola kundër Tottenhamit në fitoren 4 me 2.

32-vjeçari ishte më i votuari në garën me Paulo Dybalan, Neymarin dhe Edin Xhekon.

Messi ishte shpallur Lojtar i javës në Ligën e Kampionëve edhe në ndeshjen e parë të grupeve kur realizoi tre gola ndaj PSV-së.

Argjentinasi ishte më i votuari nga tre pretendentët tjerë: James Millner, Nabil Fekir dhe Paul Pogba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme